Dëbimi i diplomatit nga Tirana, Moska: Shqipëria do të pendohet për vendimin, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje

Ministria e Jashtme Ruse ka reaguar një ditë pas lajmit të bërë publik se diplomatit rus Alexey Krivosheev i është lënë një afat prej 72 orësh për t’u larguar nga Shqipëria, pas shpalljes “non grata” pasi nuk respektoi masat ndaj COVID-19.

Vendimi i marrë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, nuk është pritur aspak mirë nga Rusia.

“Shqipëria do të pendohet për vendimin për të dëbuar diplomatin rus nga Tirana”, tha Zëvendës Ministri i Jashtëm Aleksandër Grushko për RIA Novosti.

“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”, komentoi Grushko.

Një nga parimet kryesore në diplomaci është reciprociteti, askush nuk e anuloi atë, tha më tej ai.

Kjo është hera e parë që një diplomat rus përjashtohet këtë vit, shkruan më tej media “RIA”.

Në vitin 2020, hapa të tillë u ndërmorën në Bullgari, Hollandë, Austri, Sllovaki dhe Republikën Çeke, mirëpo për akuza për spiunazh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT