Deputetët vijojnë pushimet, ja kur çelet sesioni i ri! Gjuzi “zbulon” pse Rama e çoi Xhaçkën tek diplomacia

Pavarësisht se u mblodhen me urgjencë për seancën e jashtëzakonshme për miratimin e ndryshimeve në qeveri, deputetët do të vijojnë pushimet edhe për dy javë.
Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi ka bërë me dije se seanca e parë për 2021 sa i përket sesionit të ri mbahet më 18 janar.
18 janari është e hëna e javës së tretë të plotë të muajit dhe duket se për dy javë Kuvendi do të jetë pushim.
‘’Mbyllet miratimi i dekreteve për shkarkim e emërim të ministrave. Sipas Kushtetutës, sesioni i ri parlamentar çelet më 18 janar. ‘’- tha Ruçi.
I vetmi që foli në seancë ishte deputeti Kujtim Gjuzi, i cili zbuloi edhe arsyet e lëvizjeve në qeveri, ndërsa arsyetonte votën e tij.
“Edi Rama vendosi ministre të Jashtme një njeri që ishte në marrëdhënie shumë të mirë me aleatët tonë SHBA-NATO. Për këtë abstenova. Duhet të ishte ministre e Mbrojtjes.
Ministrja e ka votën kundër sepse jemi në momentin që fqinjët tanë grekë duan të marrin zonën ekskluzive, atje ku del nafta, dhe Rama do të trysnojë ministren e re për të firmosur çështje të detit. “