“Duhet të boshatiset Shqipëria”, studentët që duan të largohen nga vendi: Marr një rrogë për të mbijetuar…

Rreth 79 për qind e studentëve duan që të largohen nga Shqipëria. Ky është rezultati i një ankete të zhvilluar me 1650 studentë. Në vend që të maturohet, fenomeni i emigracionit po përkeqësohet vit pas viti, duke përfshirë së fundmi të rinjtë e arsimuar të cilët dëshirojnë të largohen pasivisht nga vendi.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku të ftuar ishin shumë të rinj, ata që duan të qëndrojnë në Shqipëri e ata që duan që të largohen.

Një studente e mjekësisë tregon se dëshiron që të largohet, pasi këtu nuk shpërblehet mundi yt.

“Duhet të boshatiset Shqipëria”, studentët që

“Nëse dua të jem më e mira në profesionin tim, unë zgjedh që të ik jashtë. Në vendet e Bashkimit Europian, shpërblesh emocionalisht dhe financiarisht. Dhuna psikologjike dhe fizike që bëhet ndaj një mjeku në Shqipëri është në kushte mjerave.”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur se kush do të mjekojë prindërit, të afërmit nëse mjekët ikin nga Shqipëria, studentja tha se: “Problemi është se duhet që të ikin të gjithë, duhet të boshatiset Shqipëria”.

Ndërkohë një tjetër student tregoi se ka shumë arsye që të bëjnë të marrësh vendimin për tu larguar nga Shqipëria.

“Duhet të boshatiset Shqipëria”, studentët që

“Ekonomia, arsyet sociale dhe shoqërore. Unë dua të largohem se në shkollë nuk mund të marr atë formim që marr jashtë. Kemi më shumë leteraturë se sa praktikë. Unë kam mbaruar specialist mjedisi, e kam gjetur punë se kam përfunduar me rezultate të mira. Por marr një rrogë që nuk më përmbush, rrogë që të mbijetoj. Marr 570  mijë lek të vjetra që nuk del për të paguar qiranë, të kem një jetesë si moshatarët e mi në vendet evropiane”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT