E BUJSHME, kryediplomati turk: I gatshëm të takoj Dendias me ftesën e Ramës në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka ftuar Greqinë për mbledhjen e parë të bisedimeve hulumtuese brenda muajit janar, për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë të dyja vendet, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavusoglu sot në Ankara zhvilloi një konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologun e tij nga Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC), Tahsin Ertugruloglu.

Ai tha se në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Qipros nuk është arritur rezultat për 52 vite, duke shtuar se duhet të zhvillohet një negociatë në të cilën vendet garantuese dhe palët në ishull paraqesin mendimet e tyre.

Çavusoglu theksoi se tek Kombet e Bashkuara (OKB) kanë propozuar mbajtjen e një mbledhjeje 5+1 e përbërë nga palët në Qipro dhe vendet garantuese. Ai tha se procesi për realizimin e mbledhjes 5+1 është duke vazhduar.

Kryediplomati turk deklaroi se Këshilltarja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Jane Holl Lute, pas vizitës në Turqi, sot ka realizuar një vizitë në Qipro.

“Qëndrimi i Turqisë dhe TRNC-së në lidhje me këtë është tejet i qartë. Deri më sot nuk kishte barazi politike, duhet të negociohet barazia sovrane, duhet të ketë zgjidhje me dy shtete”, tha Çavusoglu.

Duke komentuar edhe bisedimet hulumtuese mes Turqisë dhe Greqisë, Çavusoglu tha se deri më sot janë zhvilluar 60 bisedime dhe kanë dalë në pah mbi 5.000 faqe dokumente.

“Ftojmë Greqinë për mbledhjen e parë të bisedimeve hulumtuese brenda muajit janar”, tha ai.

Çavusoglu gjithashtu komentoi edhe ftesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të organizuar një takim me kryediplomatin grek Nikos Dendias në Tiranë.

Ai tha se në këtë periudhë Dendias ka hyrë në karantinë. “Pas këtij takimi të parë, jam i gatshëm të takoj Dendias duke shkuar në Tiranë me ftesën e Ramës. Kjo është një ftesë, shpresoj që Greqia nuk e refuzon këtë mundësi, këtë ftesë dhe së shpejti fillojnë bisedimet hulumtuese”, tha ai.

“Greqia pas 11 janarit tha se eshte gati t’i nis keto bisedime. Nee vijim Kryeministri i Shqipeerisee, i nderuari Edi Rama, nisi iniciativen qee tee na mblidhte nee Tiranee mua edhe Dendias. Po peer tee njeejtat arsye, Dendias tha qee nee ato ditee nuk merrte dot pjesee, kur e telefonova peer t’i theenee tee shkuara. Sot eeshtee 11 janar, edhe dua t’i beej njee ftesee tee hapur si Turqi, Greqisee, qee brenda janarit t’i nisim bisedimet. Ne si vend pritees, see bashku me delegacionet, do tee caktojmee dateen. Ne jemi gati dhe jemi nje shtet qee i beson vetes. Dhe pas keetij takimi te nivelit teknik, me ftesee tee Edi Rames, duke shkuar peerseeri nee Tirane, jam gati te takohem aty me Dendias. Kjo eeshtee njee ftese e hapur. Shpresoj qee bisedimet tee nisin brenda Janarit edhe tee takohemi mee pas me Dendias nee Tiranee”, tha kryediplomati turk.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT