E rëndë në Shqipëri, mes 5 viktimave nga Covid edhe një 26-vjeçar

Pesë pacientë në spitalet Covid humbën jetën në 24 orët e fundit, të cilët po merrnin trajtim pasi ishin prekur me koronavirus.

Në mesin e viktimave është edhe një 26-vjeçar.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26-70 vjeç” – njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Mësohet se i riu kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por nuk bëhen publike të dhëna të tjera.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT