Edi, vaksinoje Saliun!

“Radhën e ka Saliu”…Kjo ishte batuta e kryeministrit Edi Rama për mediat pas vaksinës anti Covid që mori ditën e djeshme.

Një batutë që ka ngjizur, e kjo lidhet me faktin jo vetëm me moshën e tretë, siç është edhe kategoria e personave ku futet ish-kryeministri Sali Berisha, e që janë të parët në bërjen e vaksinës anti Covid.

Vaksina më e mirë ndaj Berishës mund të jetë ajo e anti-shpifjes, pasi ish-kryeministri nuk lë momente pa nxjerrë fake-news dhe mashtron me postimet e tij të publikuara në rrjetet sociale.

Ndoshta i duhen falur sa më shpejt një nga 967 dozat e vaksinave të mbërritura, që t’i përdorë disa herë derisa të gjejë derman dhe të shërohet nga shpifja e përditshme që e ka infektuar.

Çdo ditë ai e ka virusin në mendje, duke shpërndarë lajme të rreme dhe që mediat pranë tij nxitojnë të bëjnë lajme çdo fantazie të shfrenuar të “plakut’ të PD-së.

Kjo mund të ishte shpëtimi më i mirë edhe për vetë Partinë Demokratike, që detyrohet të ç’montojë shpifjet e lëshuara nga zyra e pallatit të qelqtë./SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT