EMIGRIMI/ Shifrat tronditëse të një ankete në shkolla: 79 përqind e studentëve dhe 59 përqind e maturantëve po planifikojnë të ikin nga Shqipëria

79% e studentëve dhe 59% e maturantëve, po planifikojnë të ikin nga Shqipëria, sipas një ankete të fundit të realizuar nga profesorët Ilir Gëdëshi dhe Russell King.

Anketa rinxjerr zbuluar dobësitë strukturore që po kalon ekonomia e vendit dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen.

Anketa e madhe e emigracionit vitin e kaluar zbuloi se nga viti 2011 deri në 2019 kanë lënë vendin edhe 360 mijë persona. Popullsia reale në vend aktualisht është diku te 2.4 milionë.

Fenomeni pritet të përkeqësohet prej efekteve negative të pandemisë në ekonomi, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Në një raport të vitit 2020, OECD konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për vitet 2 000 deri në 2 016.

Nga 2018 në 2020 numri i studentëve që preferojnë të ikin jashtë pësoi rritje me 14 pikë përqindje

Anketa e fundit ve në dukje edhe çekuilibrat e fuqishme të brendshme në Shqipëri, përfshirë pabarazinë midis hapësirës Durrës–Tiranë dhe pjesës tjetër të vendit.

Gjithashtu ajo thekson mundësitë e kufizuara për të diplomuarit që të gjejnë punë, të cilat u japin kënaqësi dhe të ardhura që përputhen me kualifikimet e tyre.

Fenomeni i klientilizimit për të gjetur një punë të nivelit të lartë është gjithashtu masivisht i përhapur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT