Erdogan: Turqia partneri i 4-t më i madh i Shqipërisë, të mos lejojmë FETO-n që…

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan priti sot kryeministrin shqiptar Edi Rama për të nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim strategjik mes dy vendeve.
Presidenti turk tha se po shkëmbehen ide për projektet e ardhshëm dy-palëshe. Erdogan premtoi se do të rriten investimet turke në Shqipëri.
Ai gjithashtu përmendi organizatën FETO së përbën kërcënim për të dy vendet dhe marrëdhënien mes tyre.
“Diskutuam marrëdhëniet dy-palëshe, kemi nënshkruar marrëveshjen politike për bashkëpunimin strategjik të nivelit të lartë.
Ky hap që hodhëm sot do mundësojë zhvillimin e mëtejshëm mes dy vendeve. Diskutuam edhe çështje të tjera rajonale, po shkëmbejmë ide për projektet e ardhshëm. Shqipëria, sapo ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE, dhe ka marrë presidencën e BISEC. Shqipëria pësoi tërmete të mëdha në 2019, lamë pas lot e dhimbje, shpresoj të përfundojmë ndërtimin në gusht të 2021 dhe të dorëzojmë shtëpitë për vëllezërit tanë shqiptarë. Turqia është partneri i katërt më i madh i Shqipërisë.
Ne do rrisim investimet tona në Shqipëri në fushat e infrastrukturës dhe turizmit, i kushtojmë rëndësi të madhe ruajtjes së objekteve nga periudha osmane, pasi tregojnë historinë tonë të përbashkët.
Organizata e FETO-s përbëjnë kërcënim për dy vendet,” tha Erdogan.