FOTO/“Dhe unë në krah të majtë do e bëj”, nga Rama te Çomo, injektohen vaksinat e para, s’munguan as batutat

Kjo e hënë shënoi një ditë mjaft të rëndësishëm në vend, pasi nisi shpërndarja e vaksinave të para anti-VOVID.

Vendi unë ka marrë sot 945 doza nga “një mik”, që Rama tha se nuk ishte i autorizuar ta bënte publik emrin.

FOTO/“Dhe unë në krah të majtë do e bëj”,

Sot është planifikuar të vaksinohen 50 punonjës të shëndetësisë, ndërsa e para që e mori injeksionin ishte Shefja e Infektivit, Najada Çoma

FOTO/“Dhe unë në krah të majtë do e bëj”,

Pas saj e mori vaksinën kryeministri Edi Rama, i cili ndoqi kështu edhe shembullin e shumë liderëve të tjerë në botë, një veprim i marrë për të hequr skepticizmin dhe frikën që ekziston te shumë persona.

Kryeministri nuk kurseu as batutat, ndërsa tha: “Najada e bëri në krah të majtë dhe unë në krah të majtë do e bëj”.

FOTO/“Dhe unë në krah të majtë do e bëj”,

Një tjetër momenti që shkaktoi të qeshura ishte edhe kur mjeku Tritan Kalo ngjiti në ballë logon e vaksinimit që i dhanë infermierët.

Më pas u vaksinuan mjekët e njohur Pëllumb Pipero e Tritan Kalo.

FOTO/“Dhe unë në krah të majtë do e bëj”,

Pipero u shpreh pas marrjes së vaksinës se efektet anësore janë afatshkurtra, të tilla si skuqje e dhimbje, por thekson se nuk zgjasin.

“Jam njoftuar dje për të bërë vaksinën nga shefja e shërbimit. Përgjithësisht efektet anësore të kësaj vaksine janë të vogla afatshkurtra. S’kemi ende dijeni për efekte afatgjata. Bëhet fjalë për dhimbje skuqje, të përziera e të vjella. Persona që e kanë bërë deri tani s’kanë pasur asgjë”, tha Pipero.

Ndërkaq, mjeku Tritan Kalo, tha se do të ndihet më i sigurt të vijojë punën në vijën e parë në luftë me COVID.

“Është kënaqësi sepse ndjejmë më tepër siguri në punën që bëjmë, punojmë në vijën e parë dhe kjo na jep më tepër lehtësim në aspektin psikologjik. Pak nga pak të shtohet niveli i të imunizuarve duke shpresuar që të kalojmë një verë të paqtë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT