FOTO-Kaosi në SHBA/ Mobilizohet Garda Kombëtare, policia shtrin në tokë mbështetësit e Trump

Situata në SHBA vijon të jetë kaotike, pasi mbështetësit e Trump janë futur brenda në Kongres, ndërsa raportohet edhe për një grua të plagosur!

Disa nga protestuesit dhe mbështetësit e Donald Trump janë shtrirë në tokë nga policia, ndërsa disa të tjerë po lëvizin nëpër kongres.

Garda Kombëtare është mobilizuar për të parandaluar kaosin që po ndodh brenda Kongresit në SHBA.

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë shkroi në Twitter se Presidenti Trump ka urdhëruar Gardën Kombëtare dhe “shërbimet e tjera mbrojtëse federale” për të ndihmuar me shpërndarjen e protestuesve në Kongresin e SHBA.

Mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë brenda ndërtesës së Kapitolit të  SHBA të mërkurën ndërsa Kongresi po zhvillonte një mbledhje për të certifikuar votat e Kolegjit Zgjedhor për president dhe zv/President. Kapitoli është vënë në bllokim dhe vota e certifikimit është ndalur. Nënpresidenti Mike Pence në detyrë u evakuua nga ndërtesa./ Gazeta SHQIP

Kaosi në SHBA/ Mobilizohet Garda Kombëtare, policia shtrin në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT