FOTO-LAJM/ Në Borsh rruga e sapo përfunduar çahet në mes, njëra korsi ‘del’ në det

Moti i keq ka sjell probleme të mëdha në vend. Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar dëmtim në aksin Borsh-Sarandë.

Nga pamjet shihet se rruga është çarë, ndërkohë që u rikonstruktua këtë vit. Për rrjedhojë aksi është  pakalueshëm nga mjetet e tonazhit të rëndë.

Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, bëjnë me dije se për këtë është njoftuar edhe ARRSH dhe firma e mirëmbajtjes së kësaj rruge.

Autoriteti Rrugor ka bërë këtë njoftim në lidhje me këtë ngjarje.

“Në aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës.
Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim. Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

U rikonstruktua këtë vit, reshjet çajnë në dysh

U rikonstruktua këtë vit, reshjet çajnë në dysh

U rikonstruktua këtë vit, reshjet çajnë në dysh

U rikonstruktua këtë vit, reshjet çajnë në dysh

Back to top button
LAJMET E FUNDIT