FOTO/ Nancy Pelosi jep alarmin: Trump në Texas, ka marrë me vete kodet e arsenalit bërthamor

Presidenti në ikje i SHBA, Doanld Trump, bëri udhëtimin e parë jashtë qytetit, pas trazirave në Kapitol, ndërsa Nancy Pelosi ka ngritur alarmin se ai ka marr me vete edhe “kutinë e zezë” bërthamore.
Ai udhëtoi drejt Texas, ndërsa një ndihmës ushtarak është parë duke mbajtur në dorë valixhen e zezë, që mbart kodet për të aktivizuar arsenalin masiv ushtarak bërthamorë të vendit.
Pelosi e ngriti këtë shqetësim, gjatë diskutimeve për votimin e rezolutës për fajësimin e Trump për trazirat.
“Këtë mëngjes, unë fola me Kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit, Mark Milley, për të diskutuar masat paraprake në dispozicion për të parandaluar një president të paqëndrueshëm nga fillimi i armiqësive ushtarake ose hyrja në kodet e nisjes dhe urdhërimin e një sulmi bërthamor,” tha ajo.