FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjime takime me Bashën në Tiranë

Kjo është një foto ku shihet se një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e “Ndranghetës” ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën në selinë e PD në Tiranë.

Në këtë takim me Casinin, kreu i PD shoqërohej nga Tritan Shehu.

Ndërkohë në një përgjim të publikuar nga gazeta La Republicca thuhet se Casini është i vlerësuar në Shqipëri, edhe sepse është në Komisionin e Jashtëm.

“Gallo dhe Larussa, pëlqehen me njëri tjetrin, flasin të njëjtën gjuhë dhe bien dakord.

Në radhë të parë për rolin që duhet të ketë Casini, i vlerësuar në Shqipëri, edhe sepse është në Komisionin e Jashtëm.

Por duhet të kesh një marrëdhënie me politikanët atje, prandaj ky duhet të të krijojë një raport… me të cilin mund të arrihet shumë”, citon përgjimet gazeta La Republicca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT