Fotot e Video/ Spitali i ri i Fierit sa për 1 lagje të Tiranës, nis zbatimi i projektit të firmës turke

Kompania turke YDA ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, nga kjo kompani ka siguruar fotot e projektit të këtij spitali, dhuratë e qeverisë turke për Shqipërinë. Projekti parashikon shtrirjen e spitalit në një hapësirë prej 50000 m2. Inxhinierët turq thonë se hapësira e dedikuar godinës të spitalit do të jetë 130.000 m2.

Siç edhe shihet nga këto foto ndërtesa në projekt do të jetë 1 dhe dy kate. Spitali rajonal i Fierit sipas projektit do të quhet Memorial dhe do të ketë 150 shtretër. Afati i ndërtimit nga kompania YDA do të jetë tre muaj.

Fillimisht ky spital rajonal do të menaxhohet nga një ekip mjekësh turq të cilët do të instruktojnë mjekët shqiptarë për të vijuar menaxhimin sipas standardeve më fundit që zbarohen në Turqi./ Top Channel

Fotot e Video/

Fotot e Video/

Fotot e Video/

Fotot e Video/

Fotot e Video/

Fotot e Video/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT