Gazeta gjermane: Rama u inkurajua nga Merkel, që të ndërmjetësonte midis Greqisë dhe Turqisë

Gazeta gjermane “Bild” bën me dije se ka qenë vetë kancelaria Angela Merkel që ka inkurajuar kryeministrin Edi Rama, që të përpiqet të mbledhë krerët e Greqisë dhe Turqisë rreth një tryeze.

Ndërsa i referohet Ramës si “ndërtuesi i urës” midis dy vendeve për t’u futur në bisedime, “Bild” thotë se kreu i qeverisë shqiptare u inkurajua personalisht nga Merkel.

Greqia dhe Turqia janë në mosmarrëveshje për ishujt në Detin Egje, konflikt që kohët e fundit ishte përshkallëzuar.

Ndërkohë, takimi i parë mes dy vendeve pritet të mbahet më 25 janar, në Stamboll.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT