Gjykata Supreme e la jashtë listave zgjedhore kreun e LVV-së, Vjosa Osmani e bindur: Albin Kurti do të jetë kryeministër

Gjykata Supreme vendosi ditën e sotme që të mos lejojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti që të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti ka marrë një dënim më parë me 1.3 vite burg për shkak të trazirave që ndodhën në parlamentin e Kosovës kur ai ishte në opozitë. I njëjti fat dhe për ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të kandidojë në listën e Vetëvendosjes.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet se me vullnetin e qytetarëve, Albin Kurti do të jetë kryeministër.

“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër”, shkruan Osmani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT