Haradinaj i del në krah Kurtit: Jam kundër që t’i mohohet çdokujt e drejta për kandidim

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i ka dalë në krah ish-kryeministri të Kosovës Albin Kurti, pasi ky i fundit nuk u lejua nga KQZ që të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai u shrpeh në një inetrvist6ë se është ndjerë i befasuar me zhvillimet e fundit, ndërsa shtoi se është kategorikisht kundër që t’u mohohet e drejta e kandidimit kujtdo që ka dëshirë të kandidojë.
“Ne jemi prekur nga ky vendim i tillë për shkak se katër kolegë tanë kanë pas vështirësi. Tani së fundmi do t’i zëvendësojmë 3 prej tyre, 1 ka kaluar. Jam kategorikisht kundër që t’i mohohet çdokujt e drejta për kandidim. Është e drejt elementare. Në këtë rast mendojë se edhe zoti Kurti por edhe deputetë tjerë s’bën me t’ju mohohet e drejta për kandidim”, ka deklaruar ai.
Për sa i përket pritshmërive nga zgjedhjet dhe sondazheve që e tregojnë AAK-në shumë poshtë me pikë, ai tha se pret që partia e tij të marrë mbi 20 deputetë.
“Ne nuk mërzitemi fort për sondazhet. Ne jemi të parët në shtatë komuna që qeverisim. Ne shkojmë në mbi 20 deputetë. Ne kemi dhënë një promgram qeverisës. Në listë kemi 13 doktor shkence. Unë do të jem kandidat për president”, tha Haradinaj.