Harta e “Idesë së Madhe” helene në balloren e parlamentit grek

Dr. Hasan Luçi
Ditët e fundit u rindez një debat për çështjen e Dropullit, pas një emisioni të gazetarit Marin Mema, ku u shfaqën edhe një herë pretendimet arkaike greke ndaj territorit shqiptar. Pasi kjo çështje është sqaruar shumë drejt nga historiani i njohur Pëllumb Xhufi, unë nuk do të marr pjesë në të, por po i kujtoj lexuesit Megali Idhenë (Idenë e Madhe) të grekëve dhe ëndrrat që ata shohin me sy hapur për gllabërimin e trojeve shqiptare.
Besoj se pak njerëz e dinë të vërtetën e pamohueshme të skalitur në muret hyrëse ballore të altarit të demokracisë greke, parlamentit helen në Athinë. Aty vizitorët e shumtë nga gjithë bota shikojnë më tepër palikarët grekë, që bëjnë roje e kapardisen në lëvizje me fustanellën kombëtare shqiptare dhe nuk lexojnë me vëmendje, të paktën ata që dinë gjuhën greke, parullat e “Idesë së Madhe” helene në shpinën e rojeve me lëvizje madhështore mburrëse të paradës së tyre.
Si dëshmojnë këto fotografi, jo të plota, të marra në vend, po japim përkthimin për disa nga këto, si pjesë e shkrimeve shovene me miratimin e kushtetutës panhelene, të skalitura në ballore të parlamentit grek, me gërma të mëdha në muret e tij, siç duken në fotot,që botojmë:
- “ Këlcyra- Përmet- Ostrovica -Pogradec – Rupeh -Perigori -Kreta -El Alamin -Rimini -Rubik- Dodekanezi- Korea- Qipros “.
- “ Pindi -Brovora- Korça -Kallamas- Tomorri- Trebeshina- Himara- Gjirokastër 731 = Bubësi- Kalibaqi “
Këto shkrime synime të demokracisë zyrtare greke propagandohen edhe në kartolinat në kioskat atje për publikun dhe turistët, që t’i kushtojnë vëmendjen e tyre vizitës para parlamentit dhe ndofta kur të qetësohen të mendojnë për kuptimin e parullave shovene dhe t’i japin të drejtë Greqisë.
Këto shkrime parulla të mëdha nuk tregojnë as më pak e as më shumë, veçse kufijtë e perandorisë bizantine, që duan e synojnë sërish qeveritë e kisha ortodokse greke edhe sot ta rindërtojnë me oreksin e madh dhe unin grekomadh për të gllabëruar edhe troje të tjera, veç atyre që kanë nën kolonizim nga fqinjët, në veçanti trojet shqiptare të ashtuquajtur “Vorio Epir” dmth Shqipëri e Jugut. Nuk janë të kënaqur me trojet etnike natyrore historike që iu dhuruan fuqitë e mëdha para dhe në Konferencën e Londrës më 1913 dhe Paris 1921, veç trojeve që kishin pushtuar më parë pas shpalljes së “Idesë së Madhe” në 1844, duke ndaluar edhe arsimin e arvanitëve në gjuhën shqipe, që vijon ende sot. Kjo është politikë e pandryshueshme panhelene qysh nga zyrtarizimi i kësaj platforme akademike agresive ndaj fqinjëve dhe në veçanti ndaj trojeve shqiptare etnike. Shkurt Greqia synon krijimin e “Greqisë së Madhe” në Ballkan e Mesdhe, tashmë prej dy shekujsh.
Kjo politikë agresive shovene nuk është edhe sot një hamendje e ndonjërit, por realitet i dëshmuar edhe në këtë shekull, që jetojmë, megjithëse edhe Ballkani po futet në integrimet euroatlantike, ku Greqia ka hyrë prej kohe kokë e këmbë, bile pa i patur të gjitha kushtet e nevojshme, por për hir të gjeostrategjisë së Greqisë në Ballkan e Mesdhe. Vazhdimisht qeveritë greke, të mbështetura fuqimisht nga padroni kishë ortodokse dhe Patriarkana, vijojnë si Kalë Troje edhe në kushtet e reja të BE dhe NATO-s, duke luajtur në mjediset politike Perëndim-Lindje, pasi fuqitë e mëdha, që nga ShBA,ato të BE, Rusia që herët dhe sot e tjera, që synojnë përfitime të ndryshme në Ballkan, ia lejojnë përdredhjet panhelenizmit. Disa nga këto fuqi janë edhe mike padronë për kokë të Greqisë e Serbisë ende sot.
Nuk kemi ndërmend të bëjmë historinë e krijimit dhe veprimtarive të shtetit grek, që është një faqe e zezë e shovinizmit grek në Ballkan dhe Mesdhe, po shkurt po përmendim aventurat greke të viteve të fundit, ku vërtetohen katërcipërisht synimet greke, dredhitë greke, hedhjet hi syve institucioneve ndërkombëtare për çështje të brendshme e të jashtme, që nuk njeh dhe nuk zbaton normat e konventave ndërkombëtare, një pjesë të të cilave as i ka nënshkruar.
Greqia ka përdorur veton ndaj kërkesave shqiptare në vite dhe ka marrë privilegje të ndryshme, nga kaviet qeveritare e agjenturore, duke pushtuar kishën autoqefale shqiptare, duke hapur biznese kavie, kisha, shkolla, varre edhe duke vjedhur eshtrat e shqiptarëve si në Kosinë, Korçë etj. duke ngritur përmendore kryebanditëve që kanë masakruar në vite në jug; Greqia jep pensione për t’i kthyer në grekër. Greqia mohon Çamërinë si etnike shqiptare, duke sabotuar edhe bisedimet për çështjet e pazgjidhura në vite dhe futur në kurthe e ngërçe. Në kundërshtim me konventat ndërkombëtare Greqia bën kërkesa absurde për trajtimin e pakicës greke, të partive e organizatave të saj, të sillogjeve epirote, të bashkive të pakicës greke në Finiq e Drropull ku ka edhe fshatra shqiptare (ku siç dëshmoi gazetari Marin Mema e studiues e historianë si Prof. Pëllumb Xhufi, Ferit Duka etj., në emisionin e ditëve të fundit, pakica greke është arvanite e ardhur nga rrethinat e Athinës, ku me sa duket kanë mërguar më parë). Greqia vijon duke u ankuar edhe në BE, veç akuzave në mediat pamore e të shkruara kundër Shqipërisë për trajtimin gjoja skandaloz të tyre etj. Greqia provokoi edhe me paramilitarët kavie nga pakica greke si Kocaqi në Bularat etj. dhe u bënë protesta e mitingje edhe me flamujt grekë, deputetë e ministra grekë në Dërropull e Himarë. Greqia ka kryer veprime skandaloze ndaj mërgimtarëve shqiptarë atje si fshesat e shumta të dëbimit, bllokimi i doganave dhe deri në vrasje në kufi apo në burgje të shqiptarëve. Greqia synon t’i asimilojë duke u ndërruar emrat e shtetësinë edhe fëmijëve të tyre. Nxënësve të dalluar shqiptarë u mohojnë të drejtat në festime etj.
Po Greqia nxori edhe asin nën mëngë rishtazi se Himara qenka greke dhe se kërkon me doemos të zgjerojë ujërat territoriale me 12 milje në Jon, ku nuk mund ta arrihet për shkak të ngushticës Shqipëri-Korfuz e ishujt, kufi i vendosur me kohë edhe nga ndërkombëtarët. Por Greqia sulmoi të marr arin e zi në Jon dhe shfrytëzon shitjen e detit Jon nga PD në 2008 dhe sot do ta fitojë sërish në Gjykatën e Hagës, për çka ra dakord edhe Edi Rama, të cilin kryeministri grek Micotaqis e ministri i jashtëm Dendias e falënderojnë, por vendimi do mësohet më vonë, ndërsa Shqipëria duhet të dorëzojë matjet shkencore për mbrojtjen e pasurive ujore në detin tonë territorial Jon, si kanë dëshmuar specialistët tanë që bënë të mundur edhe rrëzimin nga Gjykata e Lartë të shitjes së detit në 2008, ku ndihmoi edhe E. Rama në opozitë me kërkesën e nevojshme për ta rrëzuar shitjen.
Edhe ambasada greke në Tiranë e konsullata në Gjirokastër kanë mbajtur qëndrime të ndryshme jo të denja për ta, duke nxitur edhe pedagogë universitetesh etj. në veprime antishqiptare. Edhe Vasil Tole veproi me iso-polifoninë e sirenave helene deri në UNESCO për ta hequr polifoninë labe nga historia shumë shekullore si edhe për simbole të tjera shqiptare, si veprojnë edhe serbët.
Greqia vuri veton edhe ndaj hyrjes së Maqedonisë në NATO me synime të caktuara, duke ngurtësuar bisedimet shumë vite. Prej vitesh po përdor Ligjin e Luftës 1940 për ta detyruar Shqipërinë t’i bëjë lëshime për problemet e pazgjidhur historikë deri për ndryshim edhe në kufijtë tokësor që nuk i njeh ende, për të mos njohur Çamërinë e pasuritë e bllokuara të shqiptarëve në Greqi etj.
Greqia synon që pranimi i Shqipërisë në BE të kalojë nëpërmjet të egos grekomadhe. Greqia,edhe me ndihmën e Francës, po trimërohet edhe në përplasje me Turqinë për pasuritë detare në Mesdhe. Pra Greqia po vijon me hapa agresive një qëndrim të ri gjoja me zgjidhjen e problemeve tokësore apo ujore me vendet fqinjë. Për një qëndrim të tillë Greqia ka mbështetje nga miqtë, ndryshe nuk do harbonte kaq shumë, sa rrezikon edhe një përplasje lufte me Turqinë, me ishujt që i ka hyrë nën hundë nga marrëveshjet e bëra me kohë me probleme.
Qeveritë shqiptare të tranzicionit i kanë lëshuar shumë pe veprimtarisë shovene greke, megjithëse Shqipëria e mban për partner strategjik për sot e në të ardhmen. Partneritet i bukur shumë!!?? Rrallë ndonjë shtetar yni ka mbajtur qëndrim parimor dhe t’ia përplas në sy Greqisë padrejtësitë e mëdha që i ka shkaktuar kombit tonë, duke mbrojtur të drejtën e pamohueshme.
U kam kërkuar mediave pamore të denoncojnë këtë hartë të “Idesë së Madhe “helene, por kalojnë vitet dhe nuk po e bën asnjë. Ajo hartë nuk mund të përdoret si “muze” historik, pasi ajo bën ende sot propagandë armiqësore ndaj fqinjëve të saj dhe një karshillëk ngulmues ndaj institucioneve ndërkombëtare, që gjoja synojnë paqen mes vendeve e popujve. Në vend që Greqisë t’i tregohet vendi që duhet të mbajë në BE etj. ajo lejohet të livadhisi në drejtime e veprime agresive sidomos ndaj Shqipërisë. Ky qëndrim i njohur grek shkon paralel me atë serb të “Naçertanies”, të Zetës së Malit të Zi, të “Bullgarisë së Madhe”, të “Maqedonisë së Madhe” etj. dhe duke akuzuar shqiptarët se duan “Shqipërinë e Madhe”, kur fqinjët kanë pushtuar më se tre të katërtat e trojeve etnike natyrore historike shqiptare dhe presin t’u vinë kohë të përshtatshme për të synuar arritjet e planifikuara shovene prej kohësh. Si Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut duan t’i bëjnë pakicat e tyre plasdarmë kundër kombit shqiptar, megjithse kanë bashkëjetuar dhe shqiptarët nuk kanë kryer akte terrori etj. kundër tyre. Shteti shqiptar i ka trajtuar në barazi me vendësit.
Fatkeqësisht për këtë problem të këtij “muzeu shoven” nuk kam parë ndonjë shkrim apo ndonjë bisedë edhe nga diplomatët tanë, që kanë qenë në ambasadën tonë në Athinë apo të tjerë, sigurisht nga ata që nuk janë dekoruar nga zyrtarët grekë herë pas here.
Shqipëria dhe Kosova si dy shtete shqiptare,duhet të bashkëpunojnë e bashkëveprojnë për t’u mbrojtur nga synimet greke dhe të sllavëve të jugut, duke u interesuar e ndihmuar lëvizjet atdhetare në trojet shqiptare të kolonizuar ende dhe për çka Europa kurvë hesht pa mëdyshje. Ndryshe Ballkani nuk ka për të njohur paqe nga idetë shovene të lartpërmendura.