Hoxha “këshillon” Ramën: Që ta besonte populli, u shpove vetë ti dhe doktor Pipero; Miletit i mbushet mendja po e bëri dhe Berisha e Meta

Gazetari Artan Hoxha “këshillon” kryeministrin Rama që të “sajdisë” ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta, që të bëjnë vaksinën anti-Covid, pasi populli ndryshe nuk e beson atë.
Sipas tij, që t’i mbushte mendjen popullit për vaksinën, Rama u vaksinua vetë i pari, bashkë me mjekun Pëllumb Pipero.
“U lodhe o derman, u lodhe…
Bere gjithe ate sakrifice.
Ngele dyereve te botes, duke “lypur” per te gjetur vaksinen.
Pastaj, qe te besonte populli, e provove ne trupin tend dhe trupin e doktor Piperos, dhimbjen e shpimit te vaksines…
Por, nëse nuk e ben vaksinen anti-Covid-19 Sali Doktori dhe presidenti Meta i popullit te 2 marsit, nuk i mbushet mendja kollaj ketij qerrata mileti…
Keshtu qe bej si te besh, sajdisi pak sa te bejne vaksinen, se ndryshe keq eshte puna…”, shkruan Artan Hoxha.