Ish ministri i LSI: As Enver Hoxha nuk e ka gjuajtur me gurë Europën! Nëse grekët e turqit presin t’i pajtojë Edi Rama, i shplaftë mortja!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’ ku foli edhe për rolin negociator të kryeministrit Rama në zgjidhjen e konfliktit Turqi-Greqi.

“Ne na ikën 12 milje dhe nuk e dimë, nuk e dimë ku e vënë kompasin grekët, te Barketa apo brigjet e Korfuzit.

Nëse kjo është e vërtetë do të thotë që është në hall të madh politik, i ka mbaruar ora e qeverisjes, në Perëndim nuk ka më dritë jeshile dhe do të kthehet në Lindje.

Ajo që më shqetëson më shumë është kthimi i kurrizit dhe gjuajta me gurë e Europës. As Enver Hoxha se ka bërë këtë gjë.

Ky e bëri këtë, është nga gjërat më të rënda që mund të ndodhë në historinë politike të një shteti ku Perëndimin e kemi oksigjenin e vetëm të pastër ku pastrohemi.

Nëse grekët dhe turqit presin t’i pajtojë Edi Rama i shplaftë mortja.”, u shpreh Manjani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT