“Janë vaksinuar 369 mjekë e infermierë”, Manastirliu zbulon vendimin e Komitetit të Ekspertëve: Mbeten në fuqi…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zbuluar sot se sa mjekë dhe infermierë janë vaksinuar që nga dita e parë që nisi ky proces e deri tani.

Sipas saj, janë 369 mjekë, infermierë por edhe epidemiologë që janë vaksinuar. “Do vijojmë me planin tonë të vaksinimit me grupet e caktuara. Fillimisht personeli mjekësor e duke nisur me të moshuarit në shtëtpitë e të moshuarve dhe azilet. E më pas të moshuarit +70 vjeç dhe me radhë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë shtoi gjithashtu se Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur dhe ka vlerësuar situatën në vend nga Covid-19.

“Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar situatën dhe ka marrë vendim të vijojnë të mbeten në fuqi masat e kufizimit që janë aktualisht në fuqi. Pra:

Ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit për qytetarët. Do mbetet pezullimi për baret dhe restorantet nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Ata që për arsye pune dhe emergjenca do të mund të marrin leje në E-Albania”, tha Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT