“Kanë sistem zgjedhor arkaik”/ Reagimi i ambasadës ruse në Tiranë për dhunën në SHBA

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar për protestat në Washington, ku mbështetës të presidentit Donald Trump u futen dhunshëm në ambientet e Kongresit, në tentativë për të penguar certifikimin e fitores së Joe Biden.
Në faqen e saj në Facebook, ambasada ka publikuar reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zaharova.
Në reagimin e saj, Zaharova e quan sistemin zgjedhor në SHBA arkaik, ndërsa ngjarjet në Uashtingon i quan çështje të brenshme.
“Ngjarjet në Uashington janë një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë përsëri tërheqim vëmendjen ndaj faktit se sistemi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara është arkaik. Ai nuk u përgjigjet standardeve moderne demokratike, duke krijuar mundësi për shkelje të shumta, ndërsa mediat amerikane janë bërë një instrument i luftës politike. Kjo ishte kryesisht arsyeja e ndarjes në shoqëri që tani vërehet në Shtetet e Bashkuara. Ne urojmë që populli miqësor amerikan të përjetojë me dinjitet këtë moment dramatik në historinë e tij.”, thotë Zaharova./ Gazeta SHQIP