“Keni Edi Ramën kryeministër”/ Kreu i qeverisë “zbulon” pse vendi i BE-së i dha vaksinën

Pak orë para nisjes së vaksinimit, kryeministri Edi Rama dha detaje se si do të kryhet ky proces. Mirëpo, kreu i qeverisë nuk ju përgjigj pyetjes se cili shteti i BE-së i ka dhënë vaksinat, duke argumentuar se kjo është një çështje konfidenciale.
“Vendin nuk e them dot, sepse vetë vendi ka kërkuar konfidencialitet, edhe 3 vendet e tjera që ne jemi në diskutime e kërkojnë.
Nëse ky vend sot e bën këtë për Shqipërinë, nuk dëshiron që 3-4 apo 10-12 vende të tjera t’i thonë bëjë dhe për ne.
Pse e bën për Shqipërinë? Një ndër arsyet është se e keni Edi Ramën kryeministër”, tha Rama.