Kinezët kanë gënjyer botën për Covid/ Mjeku shqiptar: Duhet të kemi kujdes ndaj këtij shteti, mund të bëjë…

Një detaj i rëndësishëm ka dalë në dritë nga “Daily Mail”. Prestigjiozja angleze ka publikuar një përgjim të stafit mjekësor në Kinë ku bëhet me dije se stafi mjekësor në Kinë e ka ditur prej kohësh se ekzistonte Covid-19.

Ata ishin përballur me fatalitetet e para, para se të lajmëronin OBSH. Në videon e publikuar mjekët tregojnë se autoritetet spitalore dhe ato të Wuhanit kishin urdhëruar që të mos përhapnin panik dhe të mos bënin me dije situatën.

Kjo video u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në një lidhje “Skype” nga Zvicra ishte mjeku, Florim Cuculi. Ky i fundit tha se nëse “kinezët do të kishin reaguar ndryshe dhe do të kishin thënë që në fillim, kjo pandemi do të ishte ndryshe”.

“Nuk e di nëse kinezët e dinin seriozitetin e kësaj situate. Duhej të ishte izoluar menjëherë Wuhan dhe më pas edhe Kina. Ata nuk e bënë një gjë të tillë. Kanë gënjyer në mënyrë të qartë OBSH”, tha Cuculi.

Sipas mjekut, kjo është një mësim shumë i mirë pasi nuk duhet që të lejojmë kinezët që të ndërhyjnë në politikë tonë.

“Duhet t’i kemi shumë frikë këtij shteti, përzihet edhe në shëndetësi dhe politikë. Kur Kina të bëjë të njëjtën procedurë me versionin Corona 2, ne do të dimë më mirë ta menaxhojmë situatën. Jam skeptik ndaj Kinës. Mundësinë që ka dalë ky virus nga një laborator nga Kina, nuk mund ta heqim. Duhet të kemi kujdes ndaj kinezëve”, tha mjeku Cuculi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT