Koronavirusi/ Si paraqitet situata në spitalet COVID dhe tre qarqet më të prekura në Shqipëri

Situata në spitalet COVID duket se është e kontrollueshme, pavarësisht se virusi vijon të marrë jetë njerëzish dhe të infektojë qytetarë çdo ditë.

Sipas autoriteteve, aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

379 të shëruar

Nurmi i të shëruarve ditor ishte më i ulët se numri i të infektuarve. Në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë. Sot në vendin tonë u raportuan katër humbje jete dhe 641 raste të reja me COVID.

Qarqet më të prekura

Tirana vijon të jetë qarku më i goditur nga pandemia  14827 raste aktive. Fieri, Shkodra dhe Durrësi janë gjithashtu me risk të lartë me konkretisht, 1893 raste, 1407 raste dhe   1447 raste. Mbi 1 mijë raste aktive regjistrojnë ehde Lezha, Vlora dhe Elbasani.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14827

Fier  1893

Shkodër   1407

Durrës  1447

Lezhë         1030

Vlorë          1019

Korçë         909

Elbasan  1002

Berat          826

Dibër          538

Gjirokastër 465

Kukës        382 / Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT