Kosova mbyll kufirin, kthen ‘andej nga erdhi’ zyrtarin serb

Kosova ka kthyer ‘andej nga erdhi’ një tjetër zyrtar serb, duke mos lejuar hyrjen e tij në territorin e saj.

Sipas asaj që raportojnë Autoritetet në Prishtinë, policia kufitare nuk ka lejuar që të futet ndihmës-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç.

Ai kishte planifikuar të vizitonte Mitrovicën e Veriut, por është ndaluar në kufi në Jarinje. Zyra ka akuzuar Kosovën për shkelje të marrëveshjes për lëvizjen e lirë.

“Ishte e qartë se për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, fushata anti-serbe e institucioneve në Prishtinë është intensifikuar, por kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë një justifikim për shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare”, theksohet në njoftimin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe.

Kjo zyrë thotë se atij iu ndalua hyrja pa ndonjë shpjegim. Kohët e fundit, Kosova i ka shtuar ndalesat për vizitat e zyrtarëve serbë në vend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT