Kryemadhi sfidon Metën: Të zgjedhurit e Monikës do sjellin më shumë vota për LSI-në

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur e bindur se të zgjedhurit e saj do të arrijnë të mbledhin më shumë vota se sa morën kandidatët që janë zgjedhur nga LSI kur ajo nuk ishte kryetare.

Një “sfidë” drejtuar presidentit Meta apo për ish-kryetarit të LSI-së Petrit Vasili, ndërkohë që shtoi se tëzgjedhurit e saj nuk do jenë besnikë të Monikës, por të punësimit me paga më të larta dhe reforma më të mira për shqiptarët.

“Do sjellin më shumë vota, pasi nuk do jenë besnik të LSI-së dhe të Monikës, por të punësimit me paga më të mira për të rinjtë dhe të rejat, ndaj shkollimit më të mirë dhe besnikë ndaj premtimit të kthimit të shokëve dhe shoqeve në Shqipëri. S’ka nevojë të jetë besnik i Monikës. Nëse LSI nuk i qëndron besnik asaj që thotë, nuk ka çfarë u duhet LSI-ja këtyre. Duhet të jemi më të hapur dhe më të drejtpërdrejtë për gabimet që bëjmë”, tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT