KULMI! “Air Albania Stadium” qendër vaksinimi, FSHF e etur për LEKË, i kërkon qira qeverisë shqiptare

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë është kthyer në qendër vaksinimi për Covid-19.
Në të ka nisur të aplikohet vaksina kundër virusit që ka paralizuar botën, ndërsa FSHF kërkon nga Qeveria qira për ambientet.
Procesi Sportiv bën me dije se Federata Shqiptare e Futbollit kërkon që të paguhet një qira, për ambientet që janë në pronësi të saj. Edhe pse vetë presidenti Armand Duka është shprehur se stadiumet do vendosen në dispozicion të së mirës publike në këtë rast pandemie, pritet që çështja të sqarohet në ditët në vijim.