Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, faqja evropiane publikon sondazhin, ja çfarë tregon

Piepol blogu i sondazheve Europe Elects ka dalë në një parashikim mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 prill në Shqipëri.

Sipas parashikimit të ‘Piepoli’ zgjedhjet do t’i fitojë Partia Socialiste e cila do të arrijë të sigurojë një nivel prej 56%, që do të thotë 8% më shumë sesa zgjedhjet e 2017-ës. Partia Demokratike llogaritet te sigurojë 32% të votave, apo 3% më shumë se katër vjet më parë. Në raport me 2017-ën, parashikohet një rënie prej nga ana tjetër për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Të dhënat tregojnë se LSI do të arrijë të fitojë 3% të votave, 11% më pak në raport me vitin 2017-të. PDIU-ja mendohet se do të sigurojë 2%.

Screenshot_6.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT