Ky është 29 vjeçari nga Librazhdi që vdiq nga COVID, miqtë përlotin rrjetin (FOTO)

Ky është riu 29 vjeçar që humbi jetë nga koronavirusi.
Olsi Skura nga fshati Pishkash i Përrenjasit ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira.
“E dhimbshme ndarja nga jeta e 29-vjeçarit, Olsi Skura nga fshati Pishkash Veri, bashkia Prrenjas !
I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta babait të Olsit, Z. Myftar Skura, për humbjen e djalit të tyre në një moshë kaq të re, nga Covid, virusi vdekjeprurës!
U prehsh në paqen e amëshueshme të Zotit, Olsi !”, shkruan Miranda Rira.
Për vdekjen e 29 vjeçarit ka shkruar edhe faqja Librazhdi ynë si dhe disa faqe të tjera lokale e miq të të riut.
“Olsi Skura, djali 29 vjeçar nga Pishkashi, qe u nda sot nga jeta dhe nuk ja doli dot nga covid – 19 ne Spitalin Shefqet Ndroqi Tirane. I shprehim ngushellimet tona te sinqerta familjes Skura!”, shkruan faqja Librazhdi ynë.
I riu ishte në mesin e 9 personave që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë.