“Ky shtet sillet si xhelat”/ Kryemadhi: Do të rikthejmë rininë në Shqipëri, 13 mijë persona taksohen 23% nga qeveria

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot takim me banorët e njësisë Nr. 10 në Tiranë. Sipas Kryemadhit, ky shtet është kthyer në një xhelat të qytetarëve.

“Ajo që unë mendoj se është me rëndësishme është pikërisht takimi i përditshëm me njerëzit dhe një nga gjërat kryesore që kemi parë është që takimet janë masive në kontakte dhe një nga problemet kryesore është situata e vështirë ekonomike, varfëria, taksat e larta, mungesa e mundësisë për t’iu gjendur njerëzve pranë, por edhe papërgjegjshmëria e shtetit. Dhe tjetra ajo që është më e dhimbshmja në çdo takim që kemi është që, njerëzit përveçse kanë shpresë se do ta ndryshojnë këtë më 25 prill, dhimbja më e madhe që kanë është se si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor me ne. Dakord që mund të jetë armiqësor me ju politikanët, me ty që je në opozitë më thotë mua, por përse duhet të jetë armiqësor me mua thonë si qytetar, që paguaj taksa, unë e kam votuar, i kam shërbyer këtij njeriu dhe përse ky njeri duhet të jetë armiqësor me mua, përse duhet të më dhunojë, të më gjobisë”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo theksoi se LSI do të mundësojë që në Shqipëri të rikthehen të rinjtë e larguar dhe kjo jo vetëm për të votuar më 25 prill. Ajo e cilësoi si të padrejtë taksën prej 23% të vendosur ndaj atyre persona që cilësohen si truri i Shqipërisë dhe që taksohen në mënyrë të padrejtë.

“13 mijë veta janë në gjithë Shqipërinë, të cilët ne i taksojmë në mënyrën më të tmerrshme. Pra, me taksën e tmerrshme 23 për qind. Këto janë njerëz që nuk janë as biznese shumë të mëdha apo oligarkët dhe të taksosh njerëz të cilët me dijet e tyre, me shkollat e tyre, të taksosh më shumë ata se këdo tjetër, kjo është më të vërtetë e rëndë”, tha Kryemadhi.

Deklarata e Kryemadhit

Rasti i djeshëm i vajzës që ka paguar 8 milion lekë për të ëmën te COVID-2 ka qenë flagrant. Është absurde mënyra se si familjarët nuk mund të komunikonin dot me të afërmit e tyre pacientë dhe kjo gjë u faktua dje. Problemi është shteti që duhet të jetë institucioni që ju përgjigjet njerëzve, sepse ne prandaj paguajmë taksa dhe kemi vendosur rregulla. Ky shtet është kthyer në një xhelat të qytetarëve.

Megjithatë ajo që e shikoj në të gjitha takimet dhe bashkëbisedimet është që njerëzit kanë dëshirën e madhe për të ndryshuar këtë realitet dhe ky është një avantazh i madh. Unë në takimet që kam me qytetarët u them që secili nga ne duhet të bindë një familjar, një mik, një shok që të shkojë më 25 prill të votojë, sepse votimi është një nga pikat kryesore të ndryshimit. Ndëshko atë që sillet keq me ty.

Ne kemi shumë të larguar, të cilët po organizohemi që ti kthejmë më 25 prill. Dje mori Silvana nga Gjermania, e cila ka qenë specialiste në Drejtorinë e Tatimeve dhe e hoqën nga puna për shkak të bindjeve politike, edhe pse ajo ishte me statusin e nëpunësit civil, edhe pse ajo kishte vite që punonte në këtë drejtori, para se të merrte Partia Socialiste pushtetin. E hoqën dhe ajo iku në Gjermani, por do të kthehet. Jo vetëm ajo, por janë edhe shumë të tjerë edhe nga SHBA, ku ne kemi një strukturë shumë të fortë në Neë York, në Boston, në Michigan, të cilët po organizohen për të ardhur dhe për tu përfshirë në fushatë.

Por nuk është thjesht ideja që ne ti përfshijmë në fushatë njerëzit, por ideja është që ne tu japim shpresën dhe mundësinë për të ecur përpara, që të kthehem jo vetëm për të votuar, por të kthehen që të jetojnë dhe bëjnë biznes këtu. Shqipëria ka resurse pa fund, jo vetëm natyrore por edhe njerëzore shumë të mira. Problemi është që këto resurse ne i kemi lënë në dorë të disa njerëzve që e kanë kthyer gjithë politikën në propagandë.

Unë mendoj që sot të jesh inxhinier elektronik nuk do të thotë që je thjesht një njeri që bën Like dhe Share në Facebook në faqet e Kryeministrit. Që të jesh një inxhinier hidro-teknik nuk do të thotë që të jesh thjesht një njeri me 4 klasë shkollë dhe vetëm pse bën Like dhe Share faqen e Kryeministrit di duhet të jesh menaxher i digave të hidrocentraleve, të cilat duke mos ditur ti menaxhosh pastaj, ndodhin përmbytjet. Që të jesh sot një ekonomist i mirë që bën një planifikim jo vetëm të buxhetit por edhe një planifikim jo thjesht për të grumbulluar sa më shumë para në arkën e bashkisë për ti kthyer në koncesione, por të jesh një ekonomist i mirë që i shërben njerëzve, që njerëzit të fitojnë më shumë dhe ti si shtet mbledh më shumë taksa. Sepse sa më shumë të punojnë qytetarët dhe bizneset, aq më shumë taksa paguhen në bashki. Sepse s’ka asnjë njeri që nuk do të paguajë taksat dhe të jetë në rregull me shtetin. Por kur taksat kthehen në litar në qafën e tyre që shtrëngohen sipas interesave dhe paratë e tyre nuk dihet se ku shkojnë, normal që njerëzit do të ndihen të shfrytëzuar, të grabitur dhe të zhvlerësuar.

13 mijë veta janë në gjithë Shqipërinë, të cilët ne i taksojmë në mënyrën më të tmerrshme. Pra, me taksën e tmerrshme 23 për qind. Këto janë njerëz që nuk janë as biznese shumë të mëdha apo oligarkët dhe të taksosh njerëz të cilët me dijet e tyre, me shkollat e tyre, të taksosh më shumë ata se këdo tjetër, kjo është më të vërtetë e rëndë.

Në pamje të parë nuk të duket shumë kur e bën si përkthim në njerëz, por është palca, truri, elita e mirëfunksionimit të shtetit. Dhe ulja e taksës në 9 për qind. Ne si LSI zakonisht jemi të 10 për qindëshi, por dakordësia me Partinë Demokratike te 9 për qindëshi është një shans shumë i mirë për bizneset, por ndërkohë për profesionin e lirë, ashtu sikurse ti më takson dhe ashtu sikurse ti bizneseve të mëdha ju përllogarit shpenzimet, nuk ke përse të mos i llogarisësh shpenzimet edhe çdo rrogëtari, i cili ka shpenzime të tilla si energjia elektrike, shkollimin i fëmijëve, shëndetësia. Sepse këtë shëndetësinë që kjo vajza dje pagoi 8 milion lekë, a ja zbret nga shpenzimet qeveria kur vjen puna për të paguar taksat e pronës apo taksat mbi të ardhurat?

Pra ne duhet të kthejmë një standard si për qeverinë, si për të pasurit, si për të varfrit . Jo më dy standarde, standardin e përkëdhelisë dhe të dhënies së ofertave oligarkëve dhe klientëve të qeverisë, dhe kamxhikun për të varfrit apo edhe për elitën shqiptare, e cila edhe pse nuk është e lidhur me qeverinë, është e lidhur me profesionin e vet, me shërbimin e tij.

Dhe një qeveri që preferon përdorimin e dy standardeve me popullin e saj, për mua meriton vetëm ndëshkim me votë më 25 prill, sepse në fund të fundit ky është edhe elementi më demokratik dhe arma më e fortë që ne mund të kemi nesër për ta bërë këtë gjë. Sepse vetëm me një ndëshkim nëpërmjet votës, kjo është e vetmja mënyrë për ti dhënë mësim çdo politikani që vërtet populli të vlerëson, por kur ti kalon çdo cak, ai të ndëshkon me votën e tij.

Unë them që secili nga ne duhet të punojë, çdo ditë nga një votë për të ndëshkuar papunësinë, varfërinë, arrogancën, këtë arbitraritet dhe këtë mosmirënjohjeje që qeveria tregon me qytetarët e saj. Se në fund të fundit kjo qeveri ekziston për shkak të atij besimi që qytetarët i kanë dhënë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT