Largimi i intelektualëve nga Shqipëria, Rama i përgjigjet Metës: A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika do t’i kthejnë me kallamin magjik

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me raportin e OECD.

Sipas Ramës, raporti i OECD është i 5-6 viteve më parë dhe të dhënat e tij janë përdorur politikisht kundër qeverisë.

Kreu i Shtetit thekson ndër të tjera se ‘propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe’.

Postimi i Ramës

Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!

Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT