‘Lot gëzimi që ia arritëm kësaj dite’, kryeinfermierja i dedikon fjalë emocionuese Najada Çomos: Na drejtove me dorë të hekurt dhe zemër të madhe

Sot në orën 15:00 ka nisur vaksinimi anti Covid-19 në vendin tonë, në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.

Personi i parë që e ka marrë injektimin ka qenë shefja e Infektivit, doktoresha Najada Çomo dhe më pas kryeministri Edi Rama, mjeku Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.

Ndërkohë kryeinfermierja Ana Luca ka bërë një dedikim shumë emocionues për kolegen e saj Najada Çomo.

Ajo thotë se Çomo nuk u dorëzua për 10 muaj me kurajo, me dorë të hekurt dhe me zemër të madhe drejtoi mjekët dhe infermierët që sot janë simboli i jetës dhe shpresës.

Screenshot_9.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT