LSI “hakmerret” për Naçon, merr profesorin socialist, Kryemadhi: Rama ka dalë xhiro për të kërkuar azil

Tashmë ka nisur një betejë mes PS-së dhe LSI-së për marrjen e anëtarëve dhe simpatizanëve. Pas largimit të bujshëm të ish-ministrit dhe figurës qendrore të LSI-së, sië ishte Nasip Naço, LSI duket se është në kërkim të “rrëmbimit” të anëtarëve të PS-së për t’i përfshirë në partinë e saj.

Në takimin e zhvilluar në njësinë 8 të kryeqytetit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar afrimin më të ri, atë profesorit të njohur, Petrit Bare.

“Platforma dhe mbështetja e LSI-së ka qenë për jetën akademike universitare tërë kohën. Luftë për ligjin e pazbatueshëm nga Universiteti, sepse unë kam qenë dekan për 17 vjet, pedagog 50 vjet dhe vazhdoj të jem akoma në jetën akademike dhe mbështetjen ja ka dhënë vetëm LSI-ja”, tha Bare në këtë takim.

Kryemadhi në këtë takim nuk ngurroi të sulmonte kryeministrin Edi Rama, që sipas saj, në vend që të merret me ëështjet e përmbytjeve dhe pandemisë, por shëtit nëpër botë.

“Tani aktualisht që ne flasim, e gjithë Shqipëria po përmbytet nga shirat, ku e kemi kryeministrin? Kryeministri ka dalë xhiro, po kërkon azil politik për veten e tij. në vend që të jetë në krye të detyrës, në vend që të vërë institucionet për të ndihmuar ato familje dhe biznese që përmbyten. Pra Shqipëria është e përmbytur e gjitha. Pandemia në një anë, që ka shkatërruar, nga ana tjetër shkatërrimi i ekonomisë që vjen nëpërmjet përmbytjeve, në një anë tjetër kemi nj izolim total të Shqipërisë. Varfëria çdo ditë e më shumë ndikon dhe bëhet prezente në tryezat e shqiptarëve”, deklaroi Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT