Lulzim Basha nxjerr listën: Këta janë biznesmenët që qeveria e Ramës i kthehu në oligarkë, ja projektet që përfituan në kurriz të popullit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka nxjerrë në emisionin “Opinion” një listë të biznesmenëve dhe projekteve që sipas Bashës ata i kanë përfituar në dëm të interesave të popullit.
Basha u shpreh se këto projekte që ata kanë përfituar i kanë kthyer këta biznesmenë në oligarkë, ndërsa ndërm emrat në lista janë ata të Vilma Nushit, Ilir Rrapaj, Klodian Zoto, Agim Kola dhe shumë të tjerë.
“Biznesmenët janë biznesmenë deri në momentin që pranojnë të shtyrë ose nga lakmia, ose në shumicën e rasteve nga politikanët e korruptuar që të dhunojnë paratë e interesit publik me kontrata, leje dhe prokurime. Këto afera dhe kontrata të lidhura në kurriz të qytetarëve, këtë listë e kthejnë nga një listë personash biznesmenë në oligarkë. Ideja e programit tonë është të kthejmë konkurencën”, tha Basha.