Mark Marku u caktua drejtues politik i PD-së në Lezhë, IRONIZON ish-zëdhënësja e Berishës: Kjo zgjedhje është si të hedhësh në erë…

Pedagogu i njohur, Mark Marku u caktua si drejtues politik i PD-së në Qarkun e Lezhës.

Zgjedhja e tij ngjalli reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e ironizoi atë përmes një videoje në rrjetet sociale.

Po ashtu ka reaguar edhe ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli duke vënë në dukje se Marku ka qenë edhe anëtar i Komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mëhilli shkruan se kjo zgjedhje është si ta hedhësh në erë këtë komision.

“Si të hedhësh në erë me duart e tua Komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputet në tërë Shqipërinë. Mirë shumë”,- shkruan Mëhilli.

erla_mehilli.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT