Meta: SPAK të nisë menjëherë hetimet për zyrtarët dhe sekserët shqiptarë të përfshirë në përgjimet e Ndrangheta-s

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke komentuar ngjarjet e fundit lidhur me përgjimet e prokurorisë italiane ku dëgjohet të bisedojnë politikanë italianë e që flasin për anëtarë të Ndraghetas dhe politikanë shqiptarë, tha se SPAK duhet të hetojë.

Meta tha për Alb365 që në hetime intensive duhet të përfshihet çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar

Pyetje: Nga një anë kemi që Bashkimi Europian, apo Amerika, thotë luftoni korrupsionin, pasi është shumë i madh. Shohim këtu që bëhen arrestime në stade të vogla tip drejtorësh. Ndërkohë, kohët e fundit po flitet për përgjime, në lidhje me Ndrangheta-n. Ka ende emra të qeverisë dhe të politikës shqiptare, janë në poste të ndryshme, të cilët po lakohen dhe nuk po mbahet një qëndrim, ku duhet të dalin hapur dhe të thonë është apo nuk është e vërtet? Mendimi Juaj si President i Republikës, që qëndroni mbi palët, cili është?

Meta: Jam shprehur qartë për pyetjen konkrete që Ju bëni. Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK. Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të hetohet menjëherë edhe në vendin tonë. Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft problematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT