Mjekët e mirënjohur Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo marrin injektimin anti Covid-19

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero sapo ka bërë vaksinën anti Covid-19.

Pipero është personi i tretë në Shqipëri që vaksinohet nga koronavirusi, pas shefes së Infektivit Najada Çomo dhe kryeministrit Edi Rama.

Personi i katërt është mjeku Tritan Kalo që ka marrë dozën e parë anti koronavirus. Pas 21 ditësh do të merret doza e dytë dhe ajo finale e vaksinës.

Kujtojmë që dje Rama njoftoi se ditën e sotme do të fillonte vaksinimi dhe sot gjatë një konference për mediat tregoi se Çomo do të ishte personi i parë në Shqipëri që do të vaksinohej e më pas ai. Pas tij Pipero, Kalo dhe mjekët e apo infermierët e tjerë.

Kryeministri Rama nuk e tha, por u zbulua se 975 vaksinat e para kanë ardhur nga Austria dhe i përkasin kompanisë pfizer. I njejti vend do të dërgojë dhe 2000 të tjera dhuratë ndërsa në fund të muajit janar priten dhe 10.000 të tjera nga marrëveshja që shteti ynë ka bërë.

“Kemi vetem 975 vaksina për fillimin e procesit dhe siç kam theksuar do të vijnë 10 750 doza nga Pfizer, presim dhe 2000 doza të tjera nga i njëjti vend mik sot nisim me këtë në ditët në vijim do të shtohet dhe ne do të kemi më shumë vaksina se kapaciteti në ditë dhe menjëherë në fillim të javësh së ardhshme do ti japim Kosovës për spitalin Infektiv”, është shprehur Rama.

137645414_851288432359947_5485911624529153808_n.png

136968547_159088989023888_3738292697246121940_n.jpg

136382313_896135631142337_6700257181251869778_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT