“Mund të hyni lirshëm, pa detyrimin e një testi negativ PCR”/ Mali i Zi lehtëson masat anti-COVID për kalimin në kufi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas rishikimit të masave anti -COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban.

Po ashtu, duke filluar që prej datës 12 janar 2021, do të lejohet hyrja e lirë e të gjithë shtetasve të huaj në Malin e Zi, përfshirë shtetasit shqiptarë, pa detyrim për të paraqitur një test negativ PCR.

Sipas MEPJ, këto masa do të mbeten në fuqi deri në një vendimmarrje të dytë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT