Najada Çomo apo Rama, kush do vaksinohet i pari? Kryeministri: Do e gjejmë…

Ditën e sotme do të nisë në Shqipëri vaksinimi i personave të parë anti-COVID. Rama theksoi se këto doza ia ka dhuruar Shqipërisë një vend mik, por që nuk është i autorizuar që të jap emër.

Ndërkohë, ka deklaruar se do ta bëjë edhe vetë këtë vaksinë anti-COVID për të vërtetuar që është e sigurt.

Sot do bëjnë vaksinën 50 punonjës të shëndetësisë, mes tyre Shefja e Infektivit, Najada Çomo, Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.

Rama nuk e ndau qartazi se cili do vaksinohet i pari duke thënë se: “do e gjejmë radhën atje me njëri-tjetrin”.

E njëjta shifër parashikohet të bëhet edhe ditën e nesërme. Prioritet do të jenë personeli mjekësor që punon në spitalet COVID.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT