“Në asnjë vend të BE dielli nuk shkëlqen më shpesh”! Gazetarja austriake shkruan libër për Shqipërinë: Brezi “call center” dhe përçarje në shoqëri

Gazetarja austriake, Franziska Tschinderle ka shkruar një libër për Shqipërinë. Libri me titull “Nëpër Shqipëri”, u mor si bazë në një diskutim online për Shqipërinë me deputetë të Parlamentit Europian.

“Në asnjë vend të Europës nuk shkëlqen dielli më shpesh dhe më gjatë se në Shqipëri. E megjithatë në këtë libër nuk do të gjeni Shqipërinë e guidave turisitke e të broshurave promocionale, por do të njiheni me një vend, që është ndër më të varfërit në Europë”,- shkruan Franziska Tschinderle në hyrje të librit të saj “Unterwegs in Albanien” (Nëpër Shqipëri”).

Përveç rrogave të ulta, në Shqipëri ekzistojnë dhe kushte të këqija pune, thotë gazetarja austriake. Ajo tregon shembullin e një call center që punon për një kompani që ka 26 milionë abonentë, me volum pune 6 milardë euro, që i paguan punonjësit shqiptarë me 2,60 euro orën.

Pagesat në Shqipëri për punonjësit e call center janë dhjetë herë më të ulta se në vendet e BE.

“Kjo tregon për moralin e dyfishtë të BE,” thotë Franziska Tschinderle. Viola con Cramon flet për presionin që bëhet për uljen e pagave, dhe kërkon që BE të bëjë diçka që të mos lejojë që Shqipëria të kthehet në treg të punës me kosto të ulët.

“Nuk duhet lejuar, thotë ajo, që punëmarrësit në Shqipëri të bëjnë konkurencë me punëmarrësit në Azi.” Ajo mendon se për të luftuar brain drain duhen krijuar perspektiva për njerëzit.

Eurodeputeti Schieder kërkon që programet e BE të përshtaten me problemet që ka vendi. Ai mendon se vendosja e kufijve për pagat minimale europiane do të ndihmohne për të luftuar brain drain. Ai thotë se të gjitha ish-vendet komuniste kanë probleme me kushtet e këqija të punës, “të cilat nuk i kanë përmirësuar”.

Ai përmend mungesën e sindikatave, mungesën e sigurimeve shoqërore, mungesën e spitaleve, që të gjitha luajnë rol në pranimin e vendit në BE.

“Dimensionet sociale nuk mund të arrihen nga një vend i vetëm. Në arritjen e tyre duhet të luajë rol edhe BE,” thotë ai.

Eurodeputetja von Cramon kërkon që BE të vlerësojë më mirë, në cilat fusha financon projektet në Shqipëri duke patur parasysh rreziqet që shkaktohen nga projektet e hidrocentraleve në lumejtë e virgjër të Shqipërisë.

Marrë nga DW

Back to top button
LAJMET E FUNDIT