Në Serbi i frikësohen Joe Biden: Ai është armik i vjetër i yni, do të bëjë gjithçka për të shkatërruar serbët

Radikali serb Vojislav Sheshel përsëriti qëndrimin e tij kundër administratës së presidentit të zgjedhur të SHBA-së Joe Biden.

Në televizionin serb Tv Prva ai tha se me zgjedhjen e Biden do të dalin në sipërfaqe edhe problemet në Amerikë, dhe kjo do të bëjë që SHBA këto probleme t’i shfaqë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sheshel u shpreh se Biden është armik i vjetër e i vërtetuar i Serbisë, dhe se ai do të bëjë gjithçka për të shkatërruar serbët dhe interesat e tyre.

Edhe më herët Sheshel e ka këshilluar presidentin serb Aleksandër Vuçiç që të mos shkojë në takime në SHBA, pasi sipas tij amerikanët mund të tentojnë që ta helmojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT