Në Shqipëri do mbahet festivali i parë në botë ku hyrja do jetë me teste të shpejta për Covid-19

Për herë të parë në botë në verën e vitit 2021 do të mbahet në Shqipëri një festival ku hyrja do të lejohet pas kryerjes së testeve të shpejta për Covid-19.
Festivali Unum do të mbahet në muajin qershor, me pjesëmarrjen e disa DJ të njohur si Ricardo Villalobos, Seth Troxler, Priku dhe tINI.
Në një deklaratë, organizatorët thanë se “ky event do të zhvillohet 100% në një mënyrë të përgjegjshme dhe të sigurt, pasi ka miratimin e plotë të qeverisë, pavarësisht nga kufizimet në vendet e tjera”.
Kohët e fundit është përfolur se në evente të ngjashme në vende të ndryshme të botës, si stadiume, koncerte, opera apo teatër, mund të kërkohet pasaporta e vaksinimit si kusht për hyrjen. Por kjo varet nga vetë shtetet që do të vedosin të aplikojnë një masë të tilë.