Nga dëshmitarët tek ekzaminimet në laboratorët e huaj, zbardhen 7 kërkesat e policisë për rihetimin e 21 janarit

Policia e Tiranës kërkon në prokurori rihapjen e hetimit për ngjarjen e 21 janarit 2011.

Një ditë para 10-vjetorit të vrasjes së katër protestuesve në bulevardin para kryeministrisë, policia e Tiranës ka kërkuar një rinisje të hetimeve me një letër-kërkesë drejtuar prokurorisë për vrasjen e Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Kërkesa ka 7 pika:

1. Të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

2. Të bëhet rieksperitimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar na trupin e viktimës, Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkenca dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar.

3. Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni, kryesisht ish-efektiv dhe efektiv të Gardës, të planëzuar me shërbim në datën 21 janar 2011.

4. Ripyetja e personave pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave si dhe persona dëshmitarë që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë të re me interes për hetimin.

5. Të bëhet rikëqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21 janar 2011 duke u fokusuar konkretisht në vrasjen e shtetasve Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erlad Bisha, Artes Dybelli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

6. Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike në vendet e Bashkimit Europian ose jashtë saj, në gjendje të ekzaminojnë predhën e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës.

7. Si dhe veprime të tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT