Rama sulmon BE: ilirët nuk bëhen vikingë e as aziatikë. Nga jave e ardhshme, doza simbolike për Kosovën

Në një deklaratë për mediat, pasi mori dozën e vaksinës së Pfizer, Rama tha se duke filluar nga jave e ardhshme, vendi ynë do t’i japë disa doza simbolike edhe Kosovës.

Rama nuk la pa thumbuar edhe Bashkimin Europian, ndërsa tha se nuk duhet të mendojmë si BE, “por të mendojmë që nuk jemi vetëm ne”

Ai e konsideroi ditën sotme, fillimin e vaksinimin në vend, “një ditë fantastike për faktin se jemi çliruar nga një barrë përgjegjësie për të mos lejuar që shqiptarët të mbeteshin në radhë

“Për mua është shumë e rëndësishme që edhe në Kosovë pavarësisht se ne nuk e zgjidhim dot problemin që ata kanë se ende nuk kanë siguruar vaksinën e presin siç do prisnim dhe ne për shkak se Covax që është platformë që s’dihet kur do jetë funksionale, të mund të fillojë të paktën në frontin e parë në spitalin covid të Prishtinës te Infektivi. Dozat që ne mund ti japim Kosovës nga java e ardhshme janë simbolike por është me shumë rëndësi që në këtë rast ne të mos mendojmë si BE, por të mendojmë që nuk jemi vetëm ne, e mbi të gjitha Kosova e Shqipëria janë një edhe në gëzim e në hall, nëse ky është një hall nëse nuk ia zgjidhim dot jemi të detyruar t’ja qajmë.

Çdo gjë në rregull, asnjë problem, mendoj që është një ditë fantastike për faktin se jemi çliruar nga një barrë përgjegjësie për të mos lejuar që shqiptarët të mbeteshin në radhë e për të mundësuar që pavarësisht se Shqipëria e rajoni ku në bëjmë pjesë nuk u përfshi në skemën e furnizimit të menjëhershëm, të fillon te me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë edhe gurin edhe arrën në dorë dhe i marrin vendimet dhe bëjnë dhe furnizimet. Ky spostim fare pak javor në kohë është vërtet një lehtësim i madh për mua”, tha Rama.

Rama duke ironizuar konspiracionet ka thënë se vaksina nuk ka çip.

“Ky spostim fare pak javor në kohë është një lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë a s’do vijë vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe helmet e burimeve të konspiracionit. Vaksina nuk i bën ilirët vikingë. Ilirët mbeten ilirë, dhe po ashtu është e sigurt që nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve”. ka thënë Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT