“Nuk kam asnjë vilë, jam me qira”, Lulzim Basha akuzon Ramën: Vilën e Surrelit nuk e justifikon dot; i kthehet Baton Haxhiu: Është një nga vilat më të varfra në qytet, kam qenë brenda

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se përkundër akuzave të mazhorancës, ai nuk ka asnjë vilë në pronësi, ndërsa shtoi se qëndron në shtëpi me qira për arsye familjare, por jo se nuk ka të ardhura.

Ai akuzoi Ramën se nuk mund ta justifikojë vilën në Surrel, ndërsa ka hasur në kudnërshtimin e analistit Baton Haxhiu, i cili u shpreh se vila e Ramës është një nga më të varfrat në qytet dhe këtë e thotë pasi ka qenë vetë brenda.

Basha: Nuk kam asnjë vilë. Jam me qera për aryse familjare të cilat jua kam shpjeguar. Jo se nuk kam patur mundësi sepse nuk kam  hyrë në politikë i varfër. Unë nuk kam asgjë për të fshehur, ndërsa atij që i ngec në fyt vila e Surrelit, aim und të përdorë këdo. Vilën e Surrelit ai nuk e justifikon dot, kurse unë jam ball-lartë.

Haxhiu: Vila e Surrelit është një nga vilat më të varfra në qytet, secila vilë është më e pasur se ajo. Unë kam qenë në atë vilë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT