“Parlamentit të dalë nga çadra po i vjen fundi”, Murrizi: Më vjen për të vjellë kur shikoj merkaton e dimrit mes partive

Deputeti, Myslim Murrizi ka qënë kritik ndaj partive kryesore gjatë qeverisjes së vendit në 30 vitet e fundit.

Në fjalën e tij në seancën e parë parlamentare për këtë vit, Murrizi tha se shyqyr që këtij parlamenti i ka ardhur fundi, pasi ka dalë nga një çadër në mënyrë ilegale.

Murrizi foli edhe për lëvizjet e deputetëve nga njëra parti në tjetrën, të cilën e cilësoi si merkato dimri.

“Parlamentit i ka ardhur fundi. Shyqyr më në fund, me një parlament që ka dalë nga një çadër. Shpresoj që me 25 prill të mos ketë vend për hajdutët, jo për hipokrit që fusin hundën në çdo sqetull për të marrë një mandat. Përpara katër vitesh, pamë një marrëveshje mes PS dhe LSI. Pamë një fushatë që kërkohej makina, timoni. Këto ditët e fundit po shohim një merkato dimri të lezecme që po afrohen në një parti të virgjër, mbas marrëveshjes së 1 prillit. Kam qënë në politikë, por skam marrë asnjë lek. Kam qënë në politike por skam marrë asnjë tender. Hipokria e këtyre që na qeverisin dhe atyre që do na qeverisin. E gjithë kjo betejë e madhe ishte që Petrit Vasili ka qënë fatkeqësia më e madhe. Mes dy tufave të hajdutëve, që duke parë merkaton e dimrit paskan qënë të papërlyer. Unë shpresoj dhe uron që shqiptarët të ndëshkojnë me votë të njëjtët klloun, grykës dhe për të ruajtur një mandat në këtë sallë pa votën e qytetarëve.. Cili ministri tjetër nga ortaku juaj i 2013-2017 ka mbetur i paftuar në sofrën tuaj të pastër, në tavolinën tuaj të kristaltë, partinë tuaj të virgjër nga korrupsioni? A mund të ma gjeni?! Apo kjo ishte loja. Uroj që më 25 prill shqiptarët të ndëshkojnë me votë trupën e pështirë të cirkut të 31 mars 1991 deri më 25 prill 2021. 30 vite e njëjta estradë, të njëjtët klounë, të njëjtët grykës. Më vjen për të vjellë kur kujtoj ça keni thënë për ministrat që sot ju hapni derën, a i shqyeni dritaret për t’i marrë për t’i futur sa me kokë sa me të ndenjura për një grusht vota më shumë që ju rren mendja,” tha mes të tjerash Murrizi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT