Pas Tiranës, zbulohet qyteti tjetër ku do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit

Ditën e djeshme nisi për herë të parë vaksinimi në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Fillimisht u vaksinua shefja e Infektivit, Najada Çomo e ma pas edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas informacioneve për mediat, të shtunën do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit edhe në qytetin e Vlorës.

Bluzat e Bardha kanë thënë se po shihet mundësia e dy ambienteve, i pari është holli i stadiumit të futbollit Flamurtari dhe një tjetër ambientet është ai i palestrës së basketbollit.

Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha.

Po ashtu mësohet se një tjetër qytet ku pritet të nisë vaksinimi pas Tiranës është edhe Shkodra, duke e bërë kështu që të shmanget përqendrimi shumë i madh në kryeqytet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT