Për herë të parë në 30 vite, zbulohet numri i emigrantëve që do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në 25 prill 2021, dhe për herë të parë në këto 30 vjet do të votojnë dhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit.
Mësohet se do të jetë një numër shumë i vogël. Drejtoria e Gjendjes Civile i ka kthyer përgjigje zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku sqaron se shtetas shqiptar që kanë plotësuar kriteret ligjore për deklarimin e vendbanimeve jashtë vendit janë vetëm 921 shtetas.
Mirëpo nga këta 921 qytetarë vetëm 854 kanë të drejte vote.