Përgjimet e Ndraghetës/ Rama i ‘del në mbrojtje’ Bashës e Metës: Po pastaj se përmenden, s’them dot kurrë…

Kryeministri Edi Rama, ndërsa foli për përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz të Ndraghetës, ku përmendet edhe Shqipëria, i “doli në mbrojtje” edhe Presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Rama tha se ndonëse se ata mund të kenë njohje direkte me njerëzit që u kapën në përgjime, Prokuroria italiane ka dhënë konkluzione të qarta, ku nuk lihet vend për spekulime.
Për eurodeputetin Lorenzo Cesa, i cili del në përgjime, Rama tha se “dihet botërisht që ai është mik i Bashës”, por shtoi se nuk mund të thotë dot që “këtë deputetin e çonin mafiozët dhe Basha i jepte fjalën që do ndihmonte mafiozët”
“Ju e dini shumë mirë se sa i gatshëm jam un ta mbroj Ilir Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse Ilir Meta përmendte aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet edhe si tregtar lajmesh të rreme i provuar nga gjykata italiane, në Itali, për t’i bërë nënë vendit këtu, është aty, kam të njëjtin qëndrim edhe për këtë. E po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, por po pastaj? Për deri sa Prokuroria ka dhënë konkluzione të qarta, ku hyn spekulimet këtu? Sigurisht që nga ky hetim rezulton që një deputet, i cili është lidhja e tyre, atje ka marrë goditje për shkak të këtij hetimi, ai deputet dihet ë është mik i Bashës dhe PD dhe lidhjet e këtyre njerëzve janë lidhej të së djathtës. E po pastaj? Do të them unë Basha priste këtë deputetin që e çonin mafiozët dhe i jepte fjalën që do ndihmonte mafiozët? Nuk e them dot kurrë sepse e dua Shqipërinë shumë më shumë se sa ju”, tha Basha.